Berisha fton partitë politike: Të bashkohemi në një front opozitar
Berisha fton partitë politike: Armiku i brendshëm është Edi Rama, të bashkohemi në një front opozitar
Njëherë, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo force politike në Shqipëri, që konsideron Edi Ramën dhe partinë e tij një rrezik, një armik të brendshëm dhe rrezik kombëtar, të bashkohet me opozitën për të shpëtuar Shqipërinë nga ky armik, nga ky rrezik i brendshëm, nga ky regjim që po zbraz Shqipërinë në mënyrën më dramatike.
Ndaj edhe njëherë, u bëj thirrje kryetarëve të forcave politike dhe drejtuesve të tyre të mendojnë se pavarësisht nga diferencat dheo mendimet e ndryshme që kanë, apo konsideratat që kanë ndaj Sali Berishës, nuk duhet të harrojnë kurrë dy gjëra, që armiku i brendshëm i shqiptarëve, njeriu i censurës, i burgosjes së opozitës, i zbrazjes së Shqipërisë, e ka emrin Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit, pra të mos harrojnë se Edi Rama është kllaposur nga kryetari i Komitetit Kombëtar të partisë Republikane si kukulla e Xhorxh Sorosit, çfarë do të thotë se si i tillë, ai është rrezik jo vetëm për Shqipërinë.
Prandaj pres nga kryetarët e forcave politike, drejtuesit, kryesitë e tyre të marrin vendime dhe t’i bashkohen një fronti të gjerë opozitar në betejën kundër këtij armiku.
E tha JD Vance, armiku i brendshëm, ai që arreston opozitën, ai që arreston gazetarët, ai që mbyll mediat sociale, pra ky është Edi Rama, a ka një emër ky njeri?
Prandaj ne presim dhe do presim me kënaqësi të gjitha forcat politike që janë në këtë linjë.
Me partitë aleate po zhvillohen negociata, takime për të gjetur pikat e mirëkuptimit.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
