SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduart Duro me 1 vit burg
SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduart Duro me 1 vit burg dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite
Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën këtë të mërkurë për kryebashkiakun socialist të Devollit Eduard Duro, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu
Në seancën e radhës që do mbahet javën e ardhshme mbrojtja do paraqesë kundërshtimet e saj dhe në fund gjykata do të vendos mbi dënimin ose jo të tij
