Rama: 1 milion italianë kanë vizituar Shqipërinë, kërkojnë të blejnë shtëpi këtu
Interesi i madh i shtetasve italianë për Shqipërinë po shtohet çdo vit e më shumë. Sot gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi në podcastin ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama theksoi edhe më tëpër këtë interes, nga ku u shpreh se gjatë vitit 2024 vendi ynë u vizitua nga 1 milion italianë.
Rama ndau më ndjekësit edhe një moment bisedash personale kur shumë italianë e marrin në telefon ta pyesin për jetën këtu. Në këtë bisedë më balerinin e njohur Ilir Shaqiri, të dy u ndalën gjatë të koncepti pozitiv i italianëve për Shqipërinë.
Gjatë bisedës në podcast, sa i përket vizitorëve italianë, Rama ndër të tjera tha:
“Vjet, 1 milionë italianë erdhën në Shqipëri. Një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por një pjesë dërrmuese janë italianë, italianë. Mua më marrin më pyesin, ku vihet, si vihet, duam të blejmë shtëpi, të jetojmë në Shqipëri”
Pjesë nga biseda:
Ilir Shaqiri: Më ndodh dhe mua. Pyesin ku është më bukur, ku është më lirë, ku kënaqemi më shumë? Është non stop.
Edi Rama: Ka ndryshuar shumë perceptimi për shqiptarët?
Ilir Shaqiri: Shkoj çdo javë. E në krahasim me vite përpara është nata me ditën. Nuk është kompleksi, që dikur ngushtoheshin shpatullat. Shikoj avionët që janë plot, dhe kur kthehem shoh familje me kalamaj që ikin të bëjnë fundjavën në Itali, ndërkohë që italianët nuk shkulen nga Italia. Shoh shqiptarë që ikin e vijnë për qejf në Itali./ CNA
