Monitorim me kamera në qytete/ Rama: Do survejohen për të garantuar sigurinë
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.
“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli. Nga njëra anë na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit. Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë”, tha Rama.
“Do të kemi transformim epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve, me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar te fjala e fundit e teknologjisë digjitale. Salla monitorimi në qytetet që do kenë këtë sistem. Do të fillohet me 20 qytete”.
