Zbardhen detaje nga dhu’nimi me sende të forta ndaj 48-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim biznesmeni
Policia e Tiranës mundi të zbardh një incident të dhunshëm të ndodhur në një berberhane në kryeqytet dy ditë më parë.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë verën e vitit të shkuar, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate. Policia dyshon se rrahja e Roshit mund të jetë bërë për hakmarrje, pavarësisht se është ende e paqartë nëse 48 vjeçari ka qenë pjesë e sherrit të 24 gushtit 2024 në Palasë. Organizator i sulmit ndaj Roshit mësohet të jetë biznesmeni Koçeku.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.
Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
