Gjykata jep vendimin për Trump 10 ditë para se të betohet si President
Një gjykatës në Nju Jork ka vendosur që më 10 janar të shpallë vendimin për presidentin Donald Trump në lidhje me skandalin ku është përfshirë aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Gjykatësi Juan Mercan hodhi poshtë kërkesën e Trump për të pushuar çështjen për shkak të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Ai tha gjithashtu se Trump mund të paraqitet në gjykatë ose personalisht ose virtualisht.
Avokatët e Trump argumentojnë se çështja tani duhet të pushohet në mënyrë që të mos pengojë aftësinë e tij për të qeverisur pasi ai të bëjë betimin më 20 janar. Sakaq shtojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka imunitet nga ndjekja penale për “aktet zyrtare” në detyrë. Merchan kishte gjykuar, megjithatë, se veprimet e Trump në çështjen Daniels nuk përbënin “akte zyrtare”.
