Ambasadori rus bojkoton Ramën në darkën e ambasadorëve
Kryeministri Edi Rama në darkën e fundvitit me ambasadorët e akredituar në vendin tonë komentoi mungesë e përfaqësuesit të Rusisë. Rama tha se se mungesa e tij nuk ishte zgjedhja e tyre, por zgjedhje e vendit të tij, ku përmendi luftën e Rusisë në Ukrainës.
“Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj”, tha kryeministri.
