PS rrëzon kërkesën e opozitës për komision hetimor për portin e Durrësit
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të portit të Durrësit, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, tha se një kërkesë e tillë e opozitës nuk mund të miratohet.
“Ne kurrë s’kemi thënë që jemi kundër komisioneve hetimore. Kur ju i bëni komisionet hetimore me objektin e duhur janë miratuar. Pak a shumë ishin shteruese argumentet e grupit tonë parlamentar. Por dua të shtoj se sa herë që lexoj kërkesën me duket edhe e vonuar edhe e shpejtuar sepse jemi në limitet e punës se këtij parlamenti.
Ju keni kërkuar shfuqizim të të gjithë korpusit ligjor për çështjen e portit të Durrësit ne Gjykatën Kushtetuese. Te paktën sot në nuk mund të marrim një vendim për ngritjen e një komisioni të tillë hetimor pa folur gjykata”, deklaroi Çuçi.
