AktualitetIntervistaKulture

Budina: ‘Altin Basha është njeriu më mosmirënjohës’

KAON

I ftuar për të komentuar skandalin më të fundit në Teatrin Kombëtar, në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Etmond Budina. “Altin Basha është një nga njerëzit më mosmirënjohës që njof:, tha ai. “Me vjen keq që kemi harxhuar kohe me njerëz të këtij lloji|.

Etmond Budina: Do kthehet. Bëj mirë të gjesh mirë, bëj keq të gjesh keq. Kështu është e thënë kjo. Dhe e kanë pësuar shumë nga ata që kanë firmosur për shembjen e teatrit. Qofshin këtë edhe zyrtarë. Dmth nja pesë i dini juve që kanë hyrë nëpër burgje nga bashkia e ku di unë se çfarë. Të tjerëve po ju vjen rrotull. Kështu që do t’iu vijë të gjithëve me radhë. Me radhë do tu vijë. Por e rëndësishme është që komuniteti mbi të gjithë duhet të bëhet bashke. Kjo është e rëndësishme dhe duhet ti japin përparësi kulturës. Pa këtë nuk kemi ku të shkojmë. Për sa i përket Altin Bashës, unë e njof sepse kur ka hyrë në Institutin e Lartë të Arteve, unë e kam përgatitur. Dhe ai është një nga njerëzit më mosmirënjohës. Ka shumë njerëz në komunitetin artistik dhe unë i njoh personalisht dhe i kam provuar në kurriz. Por ky është një nga mosmirënjohësit. Edhe me vjen shumë keq që në një periudhë të jetës sonë kemi harxhuar kohë me njerëz të këtij lloji. Por koha bën të veten. I lë pas gjërat që shpresoj dhe uroj që të ndryshojnë. Dhe dua ta përsëris, komuniteti duhet të bëhet bashkë dhe të shikojë të keqen atje ku është, pa frikë dhe të përplaset me të keqen. Në momentin që ne heshtim, i kemi dhënë zë së keqes.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?