Aktualitet

“Kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok!” Manastirliu: Vendimi vjen për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla

KAON

TIRANA-Ministria e Arsimit, Ogerta Manastriliu në takimin përmbyllës me prindër dhe mësues, bëri me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Katër pikat e planit:

1-Siguria fizike dhe dixhitale: Bllokimin e Tik tok bazuar në një paketë masash që po punojnë Agjencia kombëtare e sigurisë së informacionit. Vendosjen e kamerave inteligjente duke siguruar monitorim efektiv brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, në 500. Strukturë brenda drejtorive arsimore që do merret me menaxhimin e punës së oficerëve. Axhenci e Posacme për sigurinë në Shkolla.

2-Rrjetet e mbështetjes psikosociale;

3-Edukim dhe ndërgjegjësim;

4-Shkolla e hapur.

Manastirliu tha se për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në shkolla është vendosur bllokimi i platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI.

Ajo shtoi se është vendosur për pajisjen e shkollave me kamera inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda ambienteve të institucioneve arsimore dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani.

Manastirliu shtoi se është vendosur për ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal.

“Për rritjen e sigurisë fizike dhe dixhitale në Shkolla kemi vendosur: bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI: vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani: dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. 

Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal.

Vendosim Rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, tha Manastirliu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?