Rama: Do anëtarësohemi me meritë brenda dekadës
Bashkimi Europian vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë për shkaqe krejtësisht gjeostrategjike.
Kjo për shkak se Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht themelor për të nisur procesin, siç pranohet në tre rezoluta shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Por edhe pse e ka pranuar se vendimi është gjeostrategjik, Edi Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria do integrohet brenda dekadës në BE për meritat e saj.
“Përshpejtimi i hapave është së pari meritë e qeverisë hungareze, që e ka të qartë ambicien për mbështetjen e zgjerimit të Bashkimit Europian. Së dyti, kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të shteteve anëtare. Nuk ka dyshim për ne se një Europë me Ballkanin Perëndimor të integruar do të jetë më e bashkuar dhe më e sigurt. Ambicia jonë dihet, ne duam të bëjmë detyrat tona dhe negociatat tona të mbyllen në vitin 2027. Shpresojmë që anëtarësimi jonë të mbyllet brenda kësaj dekade. Është qëllim ambicioz, të cilin e kemi ndarë edhe me Komisionin. Është thelbësore për ne që mos të harrojmë dhe të mos nënvlerësojmë parimin e anëtarësimit në bazë të meritave. Kjo do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë”, tha Rama.
