Rajoni

Milano do të ndalojë pirjen e duhanit në ambientet e hapura, ja kur hyn në fuqi ligji

KAON

Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025 do të ndalohet pirja e duhanit edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.

Sipas vendimit, duhani do të ndalohet në rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve.

Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro.

Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?