Berisha i drejtohet socialistëve: Jeni si zogjtë në klloçkë, por do dilni pa pupla!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar për mbajtjen në Parlament të Olta Xhaçkës, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Kjo mazhorancë është kthyer në një parzmore për mbrojtjen e grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët,” deklaroi Berisha. Ai e cilësoi si “të pashembullt” faktin që ish-ministrja Xhaçka, sipas tij, mbrohet nga mazhoranca edhe pasi ka shkelur ligjet duke bërë bashkëshortin e saj investitor strategjik.
Berisha vijoi me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se lidhjet e tij me investimet strategjike e bëjnë atë bashkëpërgjegjës për abuzimet. “Edi Rama është 30% i investitorëve strategjikë,” tha Berisha, duke i cilësuar këto veprime si krime kundër publikut.
Kryetari i opozitës përshkallëzoi retorikën, duke thënë se mazhoranca injoron institucionet e drejtësisë dhe kontrollit të shtetit, dhe duke e akuzuar për përvetësim të fondeve të shëndetësisë. “Nëse ka një sektor ku janë kryer krime ndaj njerëzimit, është ai i Shëndetësisë,” shtoi Berisha, duke pretenduar se pacientët po vuajnë nga mungesa e barnave për shkak të korrupsionit.
“Nëse nuk zbatoni Kushtetutën, mosbindja civile do vijë në sallë! A mund të rrihet në sallë me një hajdute që ka marrë tokën publike?”, u shpreh ai.
Ju po bllokoni vendimet e Kushtetueses dhe Komisionit të Venecias sepse Olta Xhaçka është e lidhur direkt me Edi Ramën
Kjo që ndodh në këtë parlament është e pashembullt.
Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët.
Në historinë e Europës dhe të botës kurrë nuk ka ndodhur që një ministre pasi burrin e vet investitor strategjik, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, pra pasi përvetësoi duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar vetën dhe familjen e vet me një pronë 10 mijë metra katrorë tokë publike në një zonë ku kushton të paktën 250 euro metri katror, tani ju poshtëroni Kushtetutën, poshtëroni vendin, poshtëroni zgjedhësit dhe mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias.
Pse ndodh kjo?
Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kusht vjedhjet, plaçkitjet që kanë bërë.
Fijet e Olta Xhaçkës, që bëhet këtu personazh unik, janë të lidhura direkt me Edi Ramën.
Janë të lidhura direkt me Edi Ramën sepse Edi Rama, siç është bërë tashmë e njohur, është 30 përqindëshi i investitorëve strategjikë.
Por në qoftë se ju, pasi keni futur në xhep Skapin e partisë, pasi përpiqeni të injoroni tërësisht aktet e kontrollit të shtetit, bllokoni dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, bllokoni edhe vendimet e Komisionit të Venecias.
Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbej.
Është bërë shumë evidente se të gjitha aferat që çojnë tek kryehajduti Edi Rama nuk mund të diskutohen.
I kërkohet mocion, Kushtetuta e detyron, ai nuk vjen.
Kërkohet të vijë Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt që ndan paratë me të, ajo nuk vjen.
Kërkohet të ndëshkohet Ilir Beqaj për 100 milionë euro të vjedhura në sterilizim, ai nuk vjen sepse është aksionieri kryesor.
Sepse ka dalë e qartë si drita e diellit se Gramoz Sako, firma e komandantit të Gardës ka ndërtuar pallatin në pajë pa asnjë faturë.
Ilir Beqaj nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve në sterilizim, 83 herë ka rritur çmimin e sterilizimit, por për 120 mijë euro që ka shpenzuar në restorantin e vet, fonde të donatorëve.
Vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.
Berisha përfundoi fjalën e tij me paralajmërime të ashpra, duke u shprehur se qeveria do të përballet me pasojat e veprimeve të saj dhe akuzoi mazhorancën se ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
“Kjo që ndodh në këtë Parlament është e pashembullt. Kjo mazhorancë është shndërruar në parzmore të grabitjes dhe plaçkitjes së pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët. Në historinë e Eruopës dhe të botës nuk ka ndodhur që një ministre pasi bëri burrin e vetë investitor strategjik, në shkelje të ligjeve, ju po mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e dënuar nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me cdo kusht vjedhjet e plaçkitjet që kanë bërë.
Fijet e Olta Xhaçkës që bëhet këtu personazh unik, janë të lidhura direkt me Edi Ramën sepse ky sic është bërë e njohur, është 30% i investitorëve strategjikë. Nëse ju pasi keni futur në xhep SKAP-in e partisë, pasi përpiqeni të injoroni aktet e kontrollit të shtetit, bllokoni vendimet e GJK, të Komisionit të Venecias, flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbej.
Jeni si zogjtë në klloçkë, por klloçkës i vjen fundit dhe do dilni pa pupla. Mazhoranca Xhaçka, Kushtetuta Xhaçka! Nëse ka një sektor ku janë kryer krime ndaj njerëzimit është ai i Shëndetësisë. Avoketërit e tyre nëpër studio thonë fjalët më të rënda për të sëmurët, fjalë që nuk i thotë kush kurrë! Pse kjo? Sepse ata vdesin, jo nga sëmundja, por nga ilaçet që nuk i marrin! Ju vidhni fondet”, u shpreh ai.
