Aktualitet

Zhdëpin njëri-tjetrin me sende të forta, përfundojnë në polici 4 vëllezërit nga Vlora

KAON

Katër të rinj janë përfshirë në një konflikt pasditen e datës 5 dhjtor në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Policia e qytetit bregdetar njofton se shkak ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta.

Personat e përfshirë në konflikt janë vëllezër, të identifikuar me inicialet R. G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. K., 30 vjeç (vëllezër), të gjithë banues në Vlorë.

Materialet në ngarkim të tyre i janë referuar për veprime të mëtejshme prokurorisë së Vlorës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?