Ancelotti: Mbappe, i zhgënjyer dhe trishtuar, s’është ende në formën më të mirë
Real Madridi mund të ishte sot vetëm një pikë larg rivalit të përjetshëm, Barcelona, me një ndeshje më pak, por humbi 2-1 në Bilbao. Shumëkush fajëson Kylian Mbappénë për humbjen, pasi ai dështoi sërish të realizonte një penallti, por trajneri Carlo Ancelotti nuk është i këtij mendimi.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Ancelotti tha:”Nuk kam folur me të. Ishte një ndeshje e vështirë, e balancuar, shumë e luftuar dhe konkurruese. Kur barazuam, mund të mendonim se po e kontrollonim lojën, por detaje të vogla na ndëshkuan. Humbëm penalltinë… Nuk mund ta vlerësoj lojën e një lojtari vetëm për shkak të një penalltie, të cilën ndonjëherë e shënon dhe ndonjëherë jo. Natyrisht, ai është i trishtuar, i zhgënjyer, por duhet të vazhdojmë.”
“Ai nuk e ka shfaqur ende potencialin e plotë që kishte kur luante me te PSG-sa. Nuk është në formën më të mirë, por duhet t’i japim kohë të përshtatet. Ka shënuar 10 gola dhe po punon për t’u përmirësuar.”
Sa i përket pyetjes pse Bellingham, i cili shënoi penalltinë e fundit për ekipin, nuk e mori përsipër këtë herë, Ancelotti shpjegoi:
“Mendoj se ata të dy (Bellingham dhe Mbappé) folëne njëri-tjetrin dhe ai Mbappé mori përgjegjësinë, por nuk e përmbushi mirë. Kjo mund të ndodhë në futboll.”
