Aktualitet

Përplasen dy makina në Lezhë, njëra shpërthen në flakë, plagosen shoferët

KAON

Nje aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Rrilës.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete një tip “Benz” dhe tjetri “Opel” janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, makina “Opel” është përplasur me shtyllën duke u përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital e Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?