:Babai im e dinte te ardhmen”- Poezi nga Alban Bala
BABAI IM E DINTE TE ARDHMEN…
Babai im e dinte te ardhmen:
iku per te me lene qe ta jetoja siç dija
pa ma treguar sekretin e urtise se tij
ate gjurme lirie te fshehur nder thinja
tash vjen pervit: nje dite me diell mes shirash
kthehet si drite me qeshjen e stuhishme,
me syte qe rrezojne nentorin nga pemet
si nje pyetje femijesh qe kerkon te rriturit
ai vjen si nje prag ku vetem mund te hysh
por vjen pervit perpara se debora
te shtrihet mbi male si nje vajze ne endrra
dhe ne takohemi pa folur per asgje
qe nuk harrohet dot; mbahemi per dore
shkojme bashke ku kujtesa nuk ka shkelur ende
valezojme mes grunajash ku ai fsheh lulet
qeshim me pranverat qe ecin ne rresht
si milingona te ngarkuara
shume gjera kane ndodhur qyshse ai iku
edhe e ardhmja u be nje e tashme e imet
qe s’ja vlen te lexohet me,
e ardhmja
kthehet çdo mengjes pas endrrave te mia
me qeshjen e tij te stuhishme…

Total 0 Votes
0
0
