AktualitetPolitike

Tjetër rezolutë për gjendjen dramatike në Shqipëri nga Partia Popullore Europiane

KAON

Berisha jep lajmin: Sapo është votuar një rezolutë tjetër për gjendjen dramatike në Shqipëri nga Partia Popullore Europiane

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Resolution On tabled by Albania Democratic Albania Party of pp for the (DPA) Assembly E Political people' Considering the strong will and European aspirations Albanian member Albanian people and our the Acknowledging the outcome parties within the EPP; the second on intergovernmental October of negotiations 2024, conference with Albania, held which marked the opening chapters with the country; the first cluster Having regard fundamental on Local Elections the OSCE/ODIHR Final Report Albania (2023) and Referencing 2023 Corruption Perceptions Index[2]: International's Parliamentary Elections 2021[1]; the Transparency World Justice Department 2024 Human Rights State Project Index[3]; the US 2023 Country Reports"

 

Së fundmi, meqenëse pyetje të tjera nuk ka, dua të informoj ju dhe publikun, sapo më erdhi një lajm se një rezolutë tjetër për gjendjen dramatike në Shqipëri është votuar nga asambleja politike e Partisë Popullore, e cila është mbledhur në Maltë.

Tre përfaqësuesit tanë, se ne kemi tre përfaqësues kësaj radhe në asamble, zotin Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e partisë; zonjën Albana Vokshi, anëtaren e kryesisë, kryetaren e LGD dhe nënkryetaren e gruas në PPE; Enri Çenon, sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zoti Bylykbashi dhe zonja Vokshi kanë mbajtur një fjalë shumë të rëndësishme që do ua përcjellin medieve dhe rezoluta është miratuar me unanimitet të plotë.
Në përpjekjen tonë të pandërprerë për të paraqitur realitetin shqiptar ashtu siç është, jashtë propagandës së neveritshme të televizioneve kombëtare, të katër televizioneve të klonuara nga RTSH dhe miliona e miliona euro që paguan Edi Rama brenda dhe jashtë vendit, gjithnjë e më shumë zëri i opozitës po dëgjohet dhe do dëgjohet.

Unë i garantoj shqiptarët se kjo diktaturë të ardhme nuk ka.
Falënderoj shumë të gjithë ata përfaqësues të partive simotra që e votuan në unanimitet këtë rezolutë dhe përfaqësuesit e PD për punën e shkëlqyer që bënë në punimet e asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane që u zhvillua në Maltë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?