Aktualitet

Sërish sherr me thi’ka në Tiranë, një i ri i plagosur

KAON

Një sherr tjetër me thika është regjistruar në Tiranë. Mësohet se një përleshje mes te rinjve ka ndodhur në afërsi të Qytetit Studenti.

Mësohet se janë zënë dy persona.

 

Mësohet se i riu është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ka një plagë në dorë. Policia ka identifikuar dhe autorin e plagosjes, i identifikuar si A.A., 19 vjeç. Mes dy të rinjve ka pasur një konflikt që ka sjellë më pas dhe përdorimin e armëve të ftohta.

“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?