Aktualitet

‘Alarmante’/ Mehmeti: Të vendosim skanera në shkolla, fëmijët po marrin armë në vend të librave

KAON

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV,  Eksperti i Arsimit Ndricim Mehmeti, foli mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në shkollën Fan Noli ku mbeti i vrarë një i mitur dhe u plagos miku i tij.

Mehmeti tha se, shkollat janë të pasigurta dhe është alarmante se si një ngjarje e zhvilluar prej disa ditësh në ambjentet e shkollës nuk ka marrë vëmëndjen e duhur nga institucionet dhe familjarët.

Eksperti cilësoi se, në shkolla tashmë fëmijët nuk po shkojnë më për të treguar vlerat e tyre dhe për të mësuar por fatkeqësisht po marrin armët me vete.

Deklarata:

Oficeri i sigurisë doli për herë të parë me Ministrin Xhafaj dhe Nikolli i cili do të siguronte shkollën. Oficeri i policisë ka kujtuar se e ka mbyllur vetë situatën pa dashur të hyj nëse e ka kryer detyrën apo jo sepse duhet të merret policia dhe Ministria e Arsimit.

Por si mund të vritet ai brënda perimetrit të sigurisë?

Zoti Balla na tha që perimetri i sigurisë është 90 deri në 120 metra jashtë shkollës dhe se kërtu u ngrit një taskforcë e cila ishte e bashkisë. Unë nuk kam parë asnjëherë një të tillë dhe harrojmë që nuk erdhi as policia dhe as ambulanca. Ka prona poliambulancën, Prokurorinë  e Përgjithshme, nuk kishte polici fare.

Drejtori i përgjithshëm i policisë na tha se te shkolla Ali Demi që kemi policë. Sic e kemi diskutuar disa herë, cfarë ndodhi në Gramsh dhe atje ndodhi e njëjta gjë. Një 16 vjecar kërcënonte me fot, një 20 vjecar kapet me armë.

Cfarë po ndodh, dhe si ka mundësi që askush nuk e di. Një sherr që ka një javë si nuk e dinë as mësuesit, as prindërit, as shërbimi psikologjik. Ne i kemi këto në ambjentet e shkollës. Drejtorë, shërbim psikologjik, mësues kujdestarë, koordinatorë të cilësisë, koordinatorë të karrierës. Në vend që këta fëmijë të shprehnin aftësitë e tyre ata shkojnë të armatosur në shkollë dhe askush uk e di.

Para dy javësh në Fushë-Krujë u plagosën me thika brenda në shkollë. Këta bëjnë qef brenda perimetrit të sigurisë, nuk ka kush ti ndalë. Në vend të librave këta marrin pistoleta dhe këtu në rast se ne jemi në një situatë të tillë cfarë na gjeti të vem një skaner për të kontrrolluar…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?