“Projekt buxhetit 2025” / Nis sot diskutimi! Opozita organizon protestë kundër
Ligjvënësit pritet ta votojnë buxhetin në parim në fund të ditës së martë.
Opozita ka organizuar protestë të martën kundër miratimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar mbështetësve të pengojnë miratimin e projekt buxhetit të cilin e quan “buxheti i vjedhjeve”.
Projekt buxheti po diskutohet prej javësh në komisionet parlamentare, ku nuk kanë munguar përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës.

Total 0 Votes
0
0
