Bota

Rezidenca e Netanyahut sulmohet me bomba

KAON

Dy bomba janë hedhur drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin verior të Izraelit, Caesarea.

Bëhet e ditur se në momentin e sulmit, as Netanyahu dhe as familja e tij nuk ishin në shtëpi.

Ndërsa policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se incidenti i kapërceu “të gjitha vijat e kuqe” në një postim në X.

Kritikët fajësojnë Netanyahun për dështimet e sigurisë dhe të inteligjencës që lejuan të ndodhte sulmi dhe për mos arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e shumë pengjeve që ende mbahen brenda Gazës.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?