Prapaskenat e shkarkimeve të drejtorëve, Erion Veliaj: ‘Do mbetemi një familje’
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar disa detaje nga shkarkimi zinxhir i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.
Xama tha se një pjesë e drejtorëve janë duke u verifikuar nga SPAK dhe se janë sekuestruar dokumenta në drejtori të ndryshme të Bashkisë dhe ato në varësi.
“Nga burimet brenda mbledhjes, të gjithë drejtuesit e bashkisë kanë marrë mesazh paraditen e të premstes që do të kishte mbledhje urgjente me kryetarin, janë shprehur të habitur sepse ishte bërë mbledhje tre javë më parë. Ka zgjatur 10 minuta mbledhja, Veliaj ka thënë do të mbetemi një familje, por për të mirën e bashkisë duhet të kemi ndryshime. Është kërkuar dorëheqja, por më pas janë shkarkuar.
Ajo që po ndodh është që SPAK ka vajtur në ambjentet e Tirana Parking dhe ka sekuestruar dokumentacion të konsiderueshme dhe telefonin e drejtueses Erinda Fino. Ka vajtur edhe në ambjentet e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Ka marrë kontratat e qiradhënies dhe procedurave që janë bërë kur Erinda Fino ka qenë drejtuese.
Nëse sjellim në vëmendjen në fillim të tetorit, Kacidhja ka qenë tre orë në SPAK. Rezulton edhe në vendim të Gjykatës së Apelit që po hetohet për ekspozimin në aferën 5D. Ka patur takime me Nestor Muhametllarin. Zoti Kapllani është akuzuar se ka ngirtur kompani të ngjashme me tregjet”, tha ndër të tjera Xama.
