SPAK sot mbyll hetimet për ish drejtoren e Kadastrës Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve
SPAK sot mbylli hetimet për ish drejtoren e Kadastrës Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka pastruar paratë e krimit të vëllezërve Besjan e Leonard Ramaj që jetonin në Belgjikë.
Vëllezërit bashkëpunonin përveçse me Dashin, edhe me administratorin e kompanisë ‘Ledio 04’, Ardjan Malasi duke i dhënë para kesh për blerjen e pasurive të paluajtshme me qëllim pastrimin e parave. Tashmë dosja për të katërt është dërguar në GJKKO.
Në seancën e fundit, më 28 tetor 2023 në SPAK, Rajmonda Dashi ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezërit, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.
Ndërsa seancën e vitit të shkuar, Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza ndaj tij nuk qëndron, teksa ka pranuar se ka blerë një apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.
