VIDEO – Lushnjë/ Dy automjete përfundojnë brenda në lokal
Mesnatën e së hënës duke gdhirë e marta, dy mjete kanë përfunduar në një lokal në Pluk, Lushnjë.
Drejtuesi i automjeti tip Volksvagen me targa AA 568xi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet top Benz, i cili ka qenë i parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambjenteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht. Drejtuesi i automjetit Volksvagen është dërguar me urgjence në spitalin e Lushnjës.
Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel, në momentin që makinat kanë përfunduar brënda tij. Pronarja e lokalit shprehet se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka, thekson ajo.
