AktualitetIntervistaPolitike

Kalaja: Këtu e nisin si patronazhistë, e përfundojnë në qeveri

KAON

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).

Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).

Në 2023/2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Aktivisti Aulon Kalaja, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se në Shqipëri ka lulëzuar krimi i organizuar ekonomik dhe këto grupe kanë vendimmarrje në politikë, kanë vendimmarrje në caktimin e drejorit të policisë së shtetit apo në atë që sot quhet ‘qeveri e Shqipërisë’.

“Këtu kemi të bëjmë me një sofistikim dhe këta njerëz që fillojnë si patronazhistë arrijnë deri në nivelet më të larta të shtetit”– u shpreh aktivisti.

Aulon Kalaja:

“Mendoj qe nuk kemi konkurrentë në këtë rajon dhe dua të bëj një sqarim. Nuk kemi të bëjmë me korrupsion, këtu kemi të bëjmë me krim të organizuar ekonomik.

E parë në këtë këndvështim, në Shqipëri ka lulëzuar krimi i organizuar ekonomik dhe kemi grupe të struktuara kriminale që korrupsionin e kanë në sistem.

Një njëri që nuk di të bëjë krim të organizuar ose për lehtësi fjale e themi krim, nuk mundet që të futet në qeveri apo sisteme si dogana apo sisteme të tjera pak më të larta.

Në kto përgjimet që më ranë në dorë (jo këto që kanë dale, por disa të tjera) thonin se do vish në orën 3 me orën e grekut se e di se çfarë do thotë kjo? Duhen 4 mijë euro, pra që ora e grekut ishte valuta.

Këtu kemi të bëjmë me një sofistikim dhe kur e lexova u trondita edhe pyesja veten se çfarë do thotë kjo. Më pas pyeta edhe disa profesionistë dhe më thonë që kjo ka të bëjë me këtë gjë.

Këtu tek ne këto grupe kanë vendimmarrje në politikë, kanë vendimmarrje në caktimin e drejorit të policisë së shtetit apo në atë që sot quhet ‘qeveri e Shqipërisë’.

Këto njerëz që fillojnë si patronazhistë arrijnë deri në nivelet më të larta të shtetit, aty korrupsioni nuk bëhet më me orë greku, por me orën e britanisë, me orë zviceriane apo amerikane”.

Klea Sula/ Syri.Net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?