Solskjaer: Humba gjithçka me ardhjen e Cristiano Ronaldos
Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Manchester United riktheu Cristiano Ronaldon në “Old Trafford” vetëm nga frika se portugezi mund të përfundonte tek rivalët e Cityt.
“Cristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë të botës në 15 vitet e fundit. Ai kishte një histori të madhe me klubin dhe në momentin që do të largohej nga Juventusi kishte kontaktuar me Cityn. Ata ishin shumë pranë firmës dhe ne nuk donim që ai të shkonte të luante për Cityn pasi do të shënonte shumë gola. Kështu vendosa që ta kontaktoja nëpërmjet telefonit dhe të bisedoja. Arrita që ta bindja pasi ai zgjodhi që të rikthehet tek United. Por duke vepruar kështu besoj se humba grupin pasi dinamikat në dhomat e zhveshjes ndryshuan dhe unë pas pak javësh u shkarkova”, tha norvegjezi.
