AktualitetPolitike

PLL fton gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin

KAON

*Deklaratë e Kryesisë së Partisë së Lirisë*

Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte dënoi me ashpërsinë më të madhe dënimin politik dhe burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë.

Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë.

Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve “rilindas” me Edi Ramën në krye.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?