Sport

Kuqezinjtë mundin Interin në minutat e fundit dhe fitojnë derbin

KAON

Milani ia ka dalë të mposhtë Interin 1-2 në ‘Derbin e Madonninës’ mbrëmjen e kësaj të diele.

Kuqezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10-të, me anë të Pulisic. Zikaltërit provuan të reagojnë dhe ia dolën mjaft mirë të ndëshkojnë portën e Maignan, ishte e majta e Dimarcos në të 28-tën që ndezi festën e kampionëve të Italisë.

Teksa gjithçka po shkonte drejt një barazimi spektakolar, “ylli” holandez, Tijjani Reijnders kroson në mënyrë perfekt një top në zonë, me “shtatlartin” e mbrojtjes Matteo Gabbia, që kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin me kokë në rrjetën e “kushërinjve”, duke i sjellë skuadrës së tij fitoren pas dy vitesh në derb.

Milani dha zemrën në fushë gjatë pjesës së dytë dhe pak para se të mbyllej koha e rregullt realizoi golin e fitores me Gabbian.

 

GABBIA WHAT A GOAL I LOVE YOU THANK YOU SO MUCH

WHAT AN ASSIST TIJJANI 🤯 pic.twitter.com/FpTaGBegDE

— gabe🇵🇹 (@itsgabe20) September 22, 2024 “>http://

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?