Sport

Ronaldo: Yamal ka shumë potencial, ai është ndër më të mirët

KAON

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin për të dhe këtë e bën edhe duke folur për të tjerët. Në intervistën e tij të gjatë të publikuar në kanalin e tij në YouTube, portugezi kurorëzoi Lamine Yamal për performancat e tij të fundit:

“Unë shoh shumë talent tek ai. Unë shoh një potencial të madh, ai është një talent i madh. Kur je kaq i ri ke nevojë edhe për fat. Shpresoj që ai të mos dëmtohet. Është në një ambient që mund ta ndihmojë atë të përmirësohet shumë. Edhe ambienti në kombëtaren spanjolle është shumë i mirë për tu përmirësuar. Do të shohim se çfarë ndodh në karrierën e tij. Por mendoj që është një nga lojtarët më të mirë të këtij brezi të ri”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?