Aktualitet

Shemsi Prençi aplikon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit

KAON

Sipas Euronews Albania, bëhet fjalë për Shemsi Prençin. Me një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu ku ka mbajtur gradën drejtues i parë, Prençi synon të marrë “timonin” e organizatës së policisë në një periudhë të mbushur me zhvillime dhe ngjarje kriminale.

Prençi i cili ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu.

Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Fierit, Elbasanit, Dibrës , forcat lëvizëse Operacionale etj, si dhe ka drejtuar Emergjencat Civile dhe ka mbajtur edhe postin e këshilltarit për sigurinë të Presidentit të Republikës.

Gara për postin e kryepolicit të vendit u hap pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut dhe komandimit të përkoshëm në vend të tij të Sokol Bizhgës. Afati për dorëzimin e kandidaturave është deri të mërkurën e kesaj jave.

Më pas do të jetë komisioni i ngritur  sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha që do të vlerësojë kush përmbush kriteret për postin e rëndësishëm. Opozita ka akuzuar se kemi të bëjmë me një garë fiktive, pasi emri i drejtuesit të ri është caktuar prej kohësh.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?