Sport

Ish-mesfushori i Tiranës zgjedh futbollin turk

KAON

Ennur Totre është futbollisti më i ri i Sakaryaspor në Turqi. Mesfushori i njohur ishte shumë pranë rikthimit në Superiore ku e priste Dinamo, por marrëveshja mes palëve mesa duket nuk është arritur.

Totre ishte në pronësi të Vorsklas, klub në të cilin u transferua nga Tirana për 250 mijë euro 2 vite më parë. Pjesën e dytë të sezonit të fundit, Totre e kaloi te Shkëndija Tetovës, klubi i tij i parë, ku u huazua nga ukrainasit e më pas u rikthye sërish këtë verë.

Tetovari 27-vjeçar ishte protagonist absolut në fitimin e titullit kampion me Tiranën në sezonin 2021-2022 dhe sot është zyrtarizuar në skuadrën e re ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?