Aktualitet

Ahmetaj: Rama është kokë e këmbë i lidhur me kr’imin dhe kontrollohet prej tij.

KAON
Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj iu është rikthyer akuzave ndaj Edi Ramës, të cilin e quan ‘Kim Jong Un’. Në një intervistë për prestigjiozen ‘Der Spiegel’, Ahmetaj shprehet se Rama po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet.
Ish-zv kryeministri ia ka bërë të qartë kryeministrit se nuk mund ta përdorë si “kokë turku”.
“Nuk jam i përgatitur të luaj si kokë turku. Ai përfitoi nga reforma në drejtësi e financuar nga SHBA dhe BE. Tani ai po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet”.
Po ashtu Ahmetaj tha se Rama është kokë e këmbë i lidhur me krimin dhe kontrollohet prej tij.
Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narko-shtet të ushqyer nga trafiku i drogës gjatë mandatit të Ramës.
“Vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Rritja e krimit të organizuar që nxiti kanë ndryshuar masivisht ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”.-shprehet ai.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?