VIDEO/ Biden me kapelen e Trump, “trondit” demokratët
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dhënë një goditje të madhe ndaj demokratëve të tij, me veprimin e tij të fundit.
Njëri prej tyre mbante në kokë një kapele të fushatës së kandidatit republikan, me presidentin që i kërkoi atij ta hiqte në këmbim të një tjetre.
Shtëpia e Bardhë theksoi se Biden këtë gjë e bëri si formë e unitetit në një natë përkujtimi të 9 shtatorit, për të treguar se amerikanët janë të gjithë bashkë në këtë ditë të trishtë. Por nga ana tjetër, mbështetësit republikanë dhe ata demokratë nuk kanë menduar kështu.
Vetëm një natë më parë, në debatin presidencial midis Donald Trump dhe Kamala Harris, kandidati republikan tha që Biden nuk e pëlqen aspak Harrisin. Kjo gjë ka ngritur dyshime rreth mbështetësve, duke e lidhur me gjestin e fundit të Biden, duke besuar se ajo që ish-presidenti tha ishte e vërtetë.
Gjithashtu tashmë në Amerikë po besohet akoma dhe më shumë ideja që Biden nuk është aspak i lumtur me faktin që e detyruan të largohej nga gara presidenciale, për t’i lënë vendin Kamala Harris.
