Shkodër/ Rreh vjehrrën dhe e bën për spital
Një rast i rëndë dhune në familje u bë publik ditën e mërkurë në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe.
Policia e Shkodrës bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop.
E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor me hematoma të shumta në fytyrë.
Ngjarja u bë publike nga banorët e zonës dhe fqinjët të cilët e raportuan rastin në rrjete sociale.
Total 0 Votes
0
0
