Aktualitet

Protesta Thumanë-Kashar, banorët: Të hënën para Kuvendit!

KAON

Banorët e Thumanës dhe zonave përreth të Bashkisë së Krujës kanë deklaruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën, në orën 17:00 para Parlamentit. Kështu banarorët e Bashkisë Krujë zhvendosin protestën e tyre që prej disa javësh zhvillohet në autostradën Thumanë-Kashar, pranë ambienteve të Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Banorët kërkojnë akses në autostradën SH1 që kalon përmes zonës së tyre. Sipas tyre, problemi i aksesit në këtë segment ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në një njoftim të shpërndarë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?