Aktualitet

ONKOLOGJIKU – DRAMA QË SJELL VD’EKJE

KAON

Osman Stafa:

🔴ONKOLOGJIKU – DRAMA QË SJELL VDEKJE

Në mënyrë emergjente, dje pasdite u sigurua PAXLITACEL (kimio). Një nga medikamentet për të cilat shkruajta dje. PAXLITACEL shërben për trajtimin e kancerit të vezoreve, kancerit të ezofagut, kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive, sarkomës Kaposi, kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit të pankreasit.
_______________________
Por sot mjekët e Onkologjikut, janë duke kërkuar për pacientët e tyre:

1. Irinotekanin – trajtohet kanceri i zorrës së trashë.
2. Carboplatine – trajtohet kanceri i avancuar i vezoreve .
3. Erlotinib – trajtohet kanceri i mushkërive dhe i gjirit.

Në mungëse të këtyre kimiove, onkologët janë të detyruar të shtyjnë trajtimin e pacientëve.
Protokolli e thotë qartë. Shtyrja e kimiove, pa arsye, sjell agravimin e sëmundjes, në një stad ku asnjë ilaç, s’mund të bëj më gjë. A quhet vrasje kjo? Mungesa e këtyre kimiove, agravon situatën e pacientit. Sjell fatalitetin e tij. A quhet krim?

Shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, do dalë të flasë për realitetin? Është shefe e atij pavioni, do duhet të flasë për situatën! Është në nderin e saj, nëse ka! Një ditë do dalim para Zotit, dhe nëse s’kemi frikë njeri në këtë botë, të paktën të kenë frike atë.

I bëj edhe njëherë thirrje Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, të gjej sadopak njerëzoren tek vetja, dhe të siguroj me tenderim të drejtpërdrejtë kimiot. Është urgjente!!!

Situata është e tmerrshme! Është skandaloze. Është çmenduri. Mjekët sot po kërkojnë kimiot, por nuk ka. Pacientë të Onkologjikut, janë sot pa kimio, pa trajtim.

Si e bëjnë gjumin e qetë?

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?