Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur

KAON
Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër, në rrugën e Prekalit.

Nga të shtënat mbeti i plagosur Çel Shabaj. Ai mori një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.

Mjetet e autorit dhe të plagosurit u cekën në rrugë dhe më pas të dy dolën nga makinat duke debatuar.

Konflikti mes tyre më pas degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?