Sport

Broja mund të firmosë në Premier League

KAON

Broja vazhdon të jetë një nga lojtarët që Chelsea kërkon të largojë këtë verë, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që nuk është në planet e trajnerit Maresca.

Mediat angleze prej kohësh flasin për një të ardhme më tij te Evertoni, teksa dhe shumë klube të tjera kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit si Milan, West Ham dhe Wolves.

Së fundmi, gazetari Gonzalo Tortosa ka thënë për “El Chiringuito TV” se një klub i Premier Leagues ka bërë ofertën e parë zyrtare për shërbimet e Brojës, prej 27 milionë paundësh, por pa e zbuluar emrin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?