Aktualitet

Nuk i pëlqyen pyetjet, Ngjela lë në mes intervistën: Jeni jashtë kapacitetit tim

KAON

Spartak Ngjela shpesh herë ka marrë protagonizmin në televizionet shqiptare, teksa sot i ftuar  në News24, një intervistë që ka një format rreth 15 minuta, por që nuk zgjati më shumë se 5 minuta, pasi akokatit nuk i pëlqyen pyetjet lidhur me protestën e opozitës.

Ndërsa News24 shkruan se avokati e ka zgjedhur si strategji kur do të shmanget, ose kur mendon se ajo që thotë mund të jetë një bllof.

Atëherë ai kalon në sulm, irritohet dhe kjo e shpëton. Skema i ka funksionuar në jo pak raste, por kjo nuk është se i ka krijuar ndonjë imazh shumë pozitiv avokatit.

Thjesht i ka krijuar imazhin që është një personazh i vështirë për të bashkëbiseduar, për ta pasur të ftuar ose për të folur për tema serioze.

“E di unë, ua them unë, e dini ju që…”, këto janë frazat që avokati përdor sa herë që i drejtohet një pyetje që mendon se është e duhura, dhe pa dashje, merr rolin e Matos, personazhit që i dinte të gjitha te filmi ‘Njeriu me Top’.

me Top’.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?