SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

KQZ nis verifikimin e kryebashkiakut socialist të Malësisë së Madhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nisë verifikimin për Tonin Marinajn, kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe.

Vendimi u mor sot nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i dërgoi më herët një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe.

Sipas PD, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?