SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Izraeli urdhëron palestinezët: Largohuni të gjithë nga Gaza!

Ushtria izraelite urdhëroi palestinezët të largohen nga qyteti i Gazës në veri drejt jugut të territorit në mesin e një përshkallëzimi të ri të bombardimeve në enklavën e rrethuar.

Fletushka të lëshuara nga ajri i udhëzonin banorët të largoheshin nga të ashtëquajturat zona të rrezikshme luftimi përmes rrugëve të sigurta. Në letra ishin shënuar dy rrugë që conin drejt qendrave të strehimit në Deir al-Balah dhe al-Zaëaida.

Edhe një herë, shteti hebre i justifikoi veprimet e tij me ndjekjën e pujesëtarëve të Hamasit – për të cilët pretendon se janë duke i rigrupuar në këtë pjesë të Gazës. Sulmet e mëdha izraelite të këtyre ditëve të fundit që kanë marrë me dhjetëra jetë njerëzish, mendohet se mund të kenë për qëllim rritjen e presionit ndaj Hamasit në një kohë kur vazhdojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për arritjen e një armëpushimi.

Ndërmjetësit nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari janë duke mbajtur takime me zyrtarët izraelitë në Katar, për bisedime në tentativën e vendosjes së një pushimzjarri.  Izraeli dhe Hamasi mund t’i afrohen një armëpushimi pasi grupi militant hoqi dorë nga kërkesa që çdo marrëveshje të përfshinte një përfundim të plotë të luftës, megjithëse të dyja palët thanë se mbeten boshllëqe të konsiderueshme.

Bisedimet për t’u dhënë fund luftimeve kanë ngecur për javë të tëra, por dy zyrtarë të Hamasit pohuan disa ditë më parë se grupi palestinez po pret një përgjigje nga Izraeli për propozimin e armëpushimit, pesë ditë pasi ai pranoi një pjesë thelbësore të një plani të Shteteve të Bashkuara, që synon t’i japë fund luftës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?