SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Gjykata Kushtetuese i jep “shuplakë” maxhorancës për mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Gjatë një deklerate për shtyp, Holta Zacaj deklaroi se Kuvendi nuk zbatoi vendimin e gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat janë të detyrueshme për cdo institucion.
Kjo është hera e parë dhe e paprecedentë që Kuvendi injoron një vendim të Kushtetueses.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një konferencë për mediat është shprehur se Kuvendi duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.

‘Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të thotë të mos zbatosh kushtetutën dhe ligjin’, tha Zaçaj.

Kryetarja e Kushtetueses tha se, gjykata me shumicë votash vendosi, pranimin pjesërisht të kërkesës së opozitës.

Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër, ka hedhur poshtë edhe kërkesën e PS-së për mandatin e Olta Xhaçkës, e cila me anë të Kuvendi i kërkoi Kushtetueses që të rihapë shqyrtimin gjyqësor dhe marrjen e një vendimi nga Komisioni i Venecias.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?