SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Skandali i radhës! RTSH humbet të drejtën televizive për Botërorët e futbollit 2026 dhe 2030!

Nga Ervin Preza

Pa mbaruar ende zhurma për humbjen e të drejtës televizive Euro 2024 nga televizioni publik dhe transmetimi i tij nga një televizion privat, vjen një tjetër skandal që është akoma më i rëndë…

RTSH ka humbur të drejtën televizive për transmetimin e Botërorëve të futbollit 2026 dhe 2030. FIFA ka hapur këtë proçes për vendet e Ballkanit dhe në mbyllje të këtij ankandi, televizioni publik shqiptar ka ngelur me “gisht në gojë”…

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që Botërori i futbollit mos të transmetohej në RTSH, por u desh që në krye të këtij institucioni të vinte Alfred Peza që kjo media të kalonte nga humbja në humbje…

Deri tani, RTSH e drejtuar nga Peza, ka humbur thuajse çdo tender të drejtash televizive sportive që ka konkuruar. Formula 1, UEFA Champions League, Euro 2024, FIFA ËORLD CUP 2026, 2030 janë disa nga eventet madhore që ka humbur transmetuesi publik vetëm 11 muajt e fundit. Por kjo nuk ka ndodhur sepse televizionet private kanë patur oferta më të mira financiare, siç u mundua Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së të justifikohej në komisionin parlamentar të medias, por mediat private përfitojnë thjeshtë dhe vetëm nga paaftësia e medias publike. Me një buxhet më të reduktuar se ky i sotmi, RTSH vetëm para pak vitesh kishte të drejtën sportive për: Botërorët e futbollit, Euro 2020, Ndeshjet e Kombëtares së futbollit, UEFA Champions League, Kategorinë Superiore të futbollit, Formula 1, Moto GP, Turnetë më të mëdhenj të tenisit etj, etj.

Pra, nëse RTSH ka patur këto të drejta me një buxhet më të reduktuar sesa sot, lind pyetja: pse transmetuesi publik i ka humbur brenda një viti gjjthë këto të drejta..?!?! Edhe pse këto dështime të njëpasnjëshme janë dukshëm rezultat i një paaftësie në menaxhimin e medias publike, zërave kritikë, Peza në komisionin e medias, me arrogancë iu pergjigj: Faleminderit që na ndiqni…

Në fund, pyetja është: Për çfarë përdoren paratë buxhetit në RTSH??? / timoni.al/

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?