SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Qëllohet me 8 plumba 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Të paktën 8 herë është qëlluar në drejtim të makinës në të cilën udhëtonte një 22-vjeçar shqiptar, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e së martës në Peristeri, në Greqi.

Mediat greke raportojnë se 22-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është nën hetim pasi më parë ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës.

Në vitin 2021, ai është arrestuar së bashku me tre bashkatdhetarë të tij pasi janë kapur me 2.3. kilogramë kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë. Ndërsa në vitin 2022, së bashku me persona të tjerë, ai qëlloi në  drejtim të një automjeti për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.

Si ka ndodhur ngjarja

Ngjarja me armë zjarri ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision, në Peristeri. Sipas burimeve policore, shqiptari është qëlluar nga disa persona që ndodheshin në një makinë Audi. I riu shqiptar po lëvizte me makinë tip “Smart”.

Kur të dy makinat kanë ndaluar, 22-vjeçari ka zbritur nga “Smart”-i dhe në atë moment drejt tij është qëlluar me plumba nga një 26-vjeçar grek që ndodhej në një makinë “Audi”./CNA 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?