SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Çollaku: Mbështes vetëm projektin politik të bashkimit të demokratëve

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, ka reaguar me një status në llogarinë e tij në Facebook duke u shprehur se i vetmja projekt politik që mbështet është bashkimi i demokratëve.

Çollaku më tej ka shtuar se sado të ndryshëm, sado të kundërt, demokratët duhet të bashkohen në Partinë Demokratike.

Postimi:

I vetmi projekt politik që do të mbështes është Bashkimi i demokratëve në Partinë Demokratike.

Sado të ndryshëm, sado të kundërt, demokratët duhet të bashkohen në Partinë Demokratike.

Një projekt bashkimi vlerësoj është i vetmi ku ka vlerë të hedhim energjitë dhe idetë.

Ndarja e Opozitës në thërrime, me të gjithë respektin për këdo… më duket Fondamentalizëm Politik i panevojshëm.

Pa u bashkuar demokratët në PD, asnjë shans suksesi nuk ka Opozita!!!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?