SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetEkonomi

90 persona të shtruar në spitalin e Bulqizës

Ka shkuar në 90 numri i qytetarëve të Bulqizës të cilët janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi, nga 50 që ishte deri mbrëmjen e kaluar.

Shkak dyshohet se është bërë uji i pijshëm, ndërsa për të zbardhur ngjarjen janë marrë mostra nga Njësia e kujdesit shëndetësor NJVKSH Bulqizë.

 

Prefekti i qarkut Nexhbedin Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me ujin e pijshëm, ndërsa u rekomandoi që ta ziejnë deri në zbardhjen e analizave.

 

 

‘Nga e shtuna ka fluks të shtuar të njerëzve që paraqiten me shenja diarreje dhe të vjella. Shenjat janë të lehta siç thonë mjekët, gjithsesi është fluks i shtuar. Këto tre ditë ka mbi 30 raste.

Gjithsej janë mbi 90 raste që janë paraqitur për të marrë shërbime. Analiza e ujit dalin të mira, megjithëse ka gjeografi jashtë Bulqizës, gjithsesi është në hetim. Presim rezultatin e analizave. Mendimi i parë na vjen uji. Mjekët e përjashtojnë deri diku. Bulqiza nuk ka një ujësjellës por disa. Gjej rast tu bëjë thirrje popullatës të bëjnë kujdes sikur të pijë ujë, ta ziejnë ose të përdorin ujë të blerë deri kur të dalin analizat.’- u shpreh Shehu.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?