SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

EMRAT/ Tentuan të vr’isnin një 18-vjeçar në Korçë, arrestohen dy persona

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, në lidhje me një ngjarje të ndodhur tre javë më parë, ku 5 persona tentuan të vrisnin një 18-vjeçar.

Në pranga kanë rënë shtetasit, Andrea Diamandi dhe Idlir Spaho, ndërkohë u proceduan penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit.

Sipas policisë autorët e goditën mjetin e 18-vjeçarit M.J me një mjet ‘Range Rover në aksin rrugor ‘Korçë-Voskop’, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje.

“A. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 19.06.2024, në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, në bashkëpunim me shtetasit S. S., 25 vjeç, S. S., 33 vjeç, Dh. D., 33 vjeç, dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me automjetin “Rang Rover” kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç, të cilin dyshohet se kanë tentuar t’a vrasin duke e goditur me mjete të forta në dukje armë zjarri, e cila nuk ka realizuar qitje”- njofton policia.

Në pranga ka rënë gjithashtu edhe Idlir Spaho, i cili ka ndihmuar 27-vjeçarin ndërsa në banesë i është gjetur edhe një armë.

Idlir Spaho 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka përkrahur 27-vjeçarin Andrea Diamandi, me të cilin ka lidhje shoqërore. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 51-vjeçarit në lagjen nr. 4, Korçë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë.

Gjithashtu po nga këto struktura filloi procedimi penal për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe R. S., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndihmuar autorët e ngjarjes, të fshehin provat materiale, që kanë shërbyer për kryerjen e krimit”- njofton policia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?