SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

I akuzuar për korrupsion, GJKKO lë në burg ish-ministrin Ilir Beqaj

GjKKO ka lënë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet nga SPAK se ka abuzuar me fondet e BE-së.

Në burg është lënë edhe ish-vartësi i tij Ermal Kurtulaj, me makinën e të cilit Beqaj paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Ermal Kurtulaj është financieri i zotit Beqaj, i cili po ashtu ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt.

Edhe pse Beqaj kërkoi lirinë dhe vendosi garanci 50 milionë lekë të vjetra, GJKKO la në burg ish-ministrin e shëndetësisë.

Po ashtu në arrest shtëpie janë lënë Elton Marini dhe Alfred Nikolli, ndërsa për Bledar Leka dhe Bjona Zijaj, GJKKO ka vendosur detyrim paraqitje.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?