SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetEkonomi

SKANDAL në AKU/ Inspektoret bllokojnë mishin që duhet groposur dhe ia ‘dhurojnë’ fabrikave të sallamit

AKU pretendohet se garanton sigurinë ushqimore në vend, por janë pikërisht inspektorët e këtij institucioni të cilët në kundërshtim me çdo protokoll të punës së tyre cenojnë sigurinë e konsumatorëve.

 

Ka qenë KLSH që pas një auditi të kryer ne Drejtorinë Rajonale të AKU Qarku Tiranë ka konstatuar  shkelje të  inspektorëve.

Më konkretisht  gjatë kontrollit që kanë kryer inspektorët e AKU në dyqane mishi dhe tregje kanë konfiskuar mish i cili tregtohej jashtë kushteve të higjienës, i pavulosur dhe i pa certifikuar. Deri këtu kanë kryer detyrën por problemi fillon më pas.

Lind pyetja se ku e kanë çuar mishin që duhej asgjësuar?

Sipas KLSH e kanë dërguar në 2 fabrika përpunimi mishi  me konkretisht te fabrika Kazazi dhe Balcon Zoo Farm.

Më tej në raportin e kontrollit të shtetit thuhet se ky mish i destinuar për groposje në asnjë moment nuk mund të dërgohej në 2 kompani private që janë vetë subjekt inspektimi nga AKU, për më tepër ky institucion nuk ka asnjë kontratë qiraje më Kazazi-n dhe Balcon Zoo Farm për  t’i vënë në dispozicion ambiente frigoriferike brenda subjektit të tyre.

Skandali thellohet pasi nuk administrohet flete-hyrja në fabrikë e mishit të bllokuar, për më tepër  nuk ka asnjë dokument që fakton se është bërë asgjësimi i mishit te destinuar për groposje.

Alarmin e ka ngritur vetë KLSH e cila shprehet se pas dorëzimit të mishit te subjekti Kazazi ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg.

Nuk dihet se ku ka përfunduar kjo sasi mishi e bllokuar pasi nuk disponohet asnjë foto për asgjësimin e tij.

Ora News ka kryer një investigim të thelluar, dhe në vijim do publikojmë edhe reagimin e 2 subjekteve në lidhje me këtë çështje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?